E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kosova kërkon ndihmë për zjarret: S’kemi zjarrfikës

Edhe Kosova nuk ka mbetur jashtë hartës së zonave të rrezikuara nga i nxehti afrikan që ka mbërritur në rajon. Disa komuna po luftojnë me zjarret në kushtet kur mungojnë edhe kapacitetet e nevojshme për menaxhimin e situatës. Gjatë vizitës në zonën e Suharekës, që rezulton më e prekura, kryeministri Albin Kurti kërkoi ndihmë nga NATO.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Reklamë

 “Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Mbrojtjes, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave po mundohen të bëjnë krejt çka munden bashkë me komunat. Është evidente që komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës ndonëse mund të kenë pajisje të mjaftueshme prandaj edhe komunat fqinje po i ndihmojnë komunat e rrezikuara.”

 

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën akuzat për zjarrvënie të qëllimshme. Ministria e Punëve të Brendshme ka aktivizuar Qëndrën Operative në komunat ku situata paraqitet më shqetësuese, Suharekë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë e Veriut dhe Fushë Kosovë.

 

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar por një pjesë e konsiderueshme pyjesh dhe tokë bujqësore, janë shkatërruar nga flakët.

 

Më shumë video

Reklamë