Agjencia e statistikave të Kosovës prezantoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas të dhënave, Kosova ka sot 1.586.659 banorë të regjistruar në vend dhe rreth 550 mijë të tjerë në diasporë.
Vihet re një rënie krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011.
Drejtori i agjencisë Avni Kastrati theksoi se sa i përket regjistrimit të popullsisë në pjesën veriore, shumica dërmuese kanë bojkotuar procesin për shkak ndikimit politik.
“Në bazë të vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar jetojnë rreth 24 mijë, numër ky që është përfshirë në shifrat e regjistrimit të popullsisë”, tha drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Censusi i vitit 2024 tregon se struktura etnike në Kosovë mbetet pothuajse e njëjtë si në vitin 2011, me shqiptarët që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë dhe pakicat që ruajnë praninë e konsiderueshme.
Kryeministri Kurti, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit, vlerësoi procesin e zhvilluar në kohë rekord dhe tha se këto të dhëna do të ndihmojnë në shumë fusha jetësore.
“Regjistrimi i popullsisë është më shujmë se sa mboedhje të dhënash. Pasqyrë e qartë e realitetit tonë, kush jemi si jemi, sa jemi dhe si mund të ecim para. Të dhënat janë thelbësore për të gjitha aspektet e lanifikimit dhe zhvillimi9t kombëtar. Na mundësojnë të kuptojmë dinamikat demografike, kushtet ekono0mike dhe sociale si dhe sfidat të cilat i kemi para”, tha Kurti.
Shumica dërrmuese e banorëve kanë deklaruar se i përkasin besimit islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.
Sipas të dhënave, 11.417 njerëz u vranë, 1.047 u zhdukën, 6.682 u plagosën dhe 3.312 u burgosën gjatë periudhës së lfutës 98-99 ndërsa dëmi në ekonomi familjarë në atë periudhë vlerësohet të jetë në mbi 5 miliardë euro.
Sipas raportit përfundimtar, mosha mesatare e popullsisë në Kosovë tani është 34.84 vjeçe, krahasuar me 29.97 vjeçe në vitin 2011./vizionplus.tv





