Prishtina zyrtare i qëndron deklaratave se iniciativa “ Ballkani i Hapur” prek drejtpërdrejtë interesat e Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një raportim në  komision këmbënguli se Kosova nuk dëshiron asnjë alternativë tjetër, përveç se anëtarësimin në Bashkimin Evropinan.

 

DONIKA GERVALLA

MINISTRJA E PUNEVE TE JASHTME

 

“Si Republikë e Kosovës jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojmë alternativa ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe as nuk kemi nevojë për alternativa të cilat janë më shumë fjalë goje sesa oferta serioze të asaj që filloi si iniciativë e Novi Sadit, vazhdoi si Mini-Schengen.”

 

Sipas ministres, “Ballkani i Hapur” është një mjet që Beogradi synon ta përdorte kundër Prishtinës.

 

“Open Balkan’, ashtu siç e shohim ne në këtë moment, është një iniciativë për ta hequr vëmendjen nga Procesi i Berlinit dhe është një mekanizëm që Serbia kërkon ta ketë në dorë për ta penguar Kosovën drejt integrimit”

 

Gërvalla deklaroi se asnjëherë qeveria nuk ka marrë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar kësaj iniciative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *