Subscribe

Transformimi i Forcave Speciale të Kosovës, në Ushtri u shoqërua me duartrokitje të gjata në parlamennt.

 

Votimi u cilësua si historik për vendin më të ri në Ballkanin Perëndimor që shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-ës.

 

Kryeparlamentari Kadri Veseli uroi ushtarët, të pranishmit në sallë, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

 

 

 “Sot Kosova…Urime ushtarë…..prej sot “gati tu|! Nga ky moment e kemi ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e ushtrisë së Kosovës të cilët prej sot janë ushtar të Ushtrisë së Kosovës!”

 

 

Me shumicë votash, parlamenti miratoi tri ligje: atë për ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbimin në këtë forcë, duke i hapur rrugë procesit të themelimit të ushtrisë.

 

 

Pas votimit, presidenti Hashim Thaci, tha se “Kosova dëshmoi se di të qëndrojë e bashkuar për interesat e saj.

 

 

“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”

 

 

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ushtria e Kosovës, është ushtria e paqes, e shqiptarëve dhe e serbëve.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Kjo është ushtri e paqes se bjen paqe , është ushtri e shqiptarëve  të Kosovës, e serbëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, egjiptasve, e goranëve, e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht është partnere, e krejt ushtrive të rajonit dhe botës. Pra, vijmë në paqe,  e për paqe do të jemi gjithnjë.

 

 

Kryetari i parlamentit Kadri Veseli, e quajti te premten një ditë e madhe për Kosovën.

 

 

KADRI VESELI

KRYETAR I KUVENDIT TE KOSOVES

 

“Jemi shumë krenar në këtë ditë, e dimë që kemi edhe shumë punë për të bërë për vetë faktin se ky proces fillon nga dita e sotme, është vendim i madh dhe historik, por punët e mëdha na presin për këto vite të cilat janë të transformimit dhe të modernizimit të ushtrisë sonë e cila do të jetë një ushtri e pajisur moderne, ushtarake, e cila do të jetë një ushtri e përgatitur profesionalisht me standardet më të larta të NATO-s e cila do të jetë një ushtri e NATO-s”

 

 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur formimin e ushtrisë. Në këtë ditë historike, amasada e SHBA-ve në PRISHTINE, garantoi edhe njëherë mbështetjen e Uashingtonit për Kosovën, ndërsa Inkurajon Qeverinë të mos ndalë përpkjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *