Heqja nga rendi i ditës bëri që votimi për pranimin e Kosovës në Këshillinin e Evropës mos të bëhej në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare.
Shkak i këtij vendimi u bë “vetoja” e Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ato i kërkojnë Kosovës që të hedhë ajo hapin e parë për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në veri të vendit.
Për Tiranën zyrtare mosvotimi përbën një rast të humbur për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.
“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike”, tha Hasani.
Nga tryeza e diskutimeve mes shefave të diplomacisë në KiE, nga udhëheqësit e Kosovës Ministri i Jashtëm Igli Hasani vlerëson si të rëndësishme përmbushjen e zotimeve të dhëna.
“Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur ç’ka i kemi borxh popullit të Kosovës”, tha Hasani.
Në prill Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i tha po propozimit të raportit të Dora Bakojanis për pranimin e Kosovës në KiE.
Vendimi do të duhej të merrej në mbledhjen e së premtes por lobimi i Serbisë bëri që ai të hiqej nga rendi i ditës.
Gjermania, Franca dhe Italia edhe pas përpjekjes së Ministres së Jashtme,Donika Gërvalla, se qeveria po përgatit një draft-statut të ri për “asociacionin” refuzuan. Në letrën e tre udhëheqësve Macron, Scholz dhe Meloni thuhet se i vetmi draft-statut në fuqi është dhe do të mbetet ai përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak./vizionplus.tv





