Kosova nuk mundi dot të vazhdojë ëndërrën për tu kualifikuar për në Europian. Dardanët u mundën 2 me 1 në Shkup nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

 

Ndeshja u zgjidh në pjesën e parë. Një autogol i Kolollit u dha avantazhin vendasve. Por pak më vonë Hadërgjonaj barazoi rezultatin. Gëzimi zgjati pak për Kosovën pasi në të 33-ën Velkovski shënoi me kokë golin e dytë për Maqedoninë e Veriut.

 

Reagimi i Kosovës, sidomos në pjesën e dytë, ishte i dobët dhe rasti më i pastër ishte në minutën  e 5-të shtesë kur Aliti humbi një rast flagrant. Dueli në Shkup ishte një derbi mes shqiptarësh pasi tek Maqedonia e Veriut luajtën titullarë 5 lojtarë shqiptarë. Maqedonia e Veriut do të luajë në finale kundër Gjeorgjisë në nëntor për biletën e kampionatit europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *