Subscribe

E marta e 1 shtatorit do ti gjejë në bankat e shkollës vogëlushët kosovarë nga klasa e parë në të tretë, ata që janë në klasë të gjashtë dhe të dhjetë ndërsa edhe parashkollorët do të nisin procesin mësimor.

Qeveria miratoi planin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri me tre skenarë, kthimin në shkolla, mësimin e kombinuar dhe mësimin në distancë. Vlerësimi do të bëhet cdo dy javë në koordinim me autoritetet shëndetësore.

Për realizimin e këtyre skenarëve, qeveria miratoi mbi 13 milionë euro shpenzime ndërsa hapja e shkollave do të bëhet në tre faza.

E para pritet të nisë më 1 shtator, faza e dytë do të fillojë më 7 shtator dhe përfshin klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa më 10 shtator dhe do të nisin mësimin klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Ministri i shëndetësië, Armend Zemaj bëri thirrje për respektimin e masave si rruga e vetme e sigurt për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Institucionet arsimore në Kosovë janë mbyllur qw nga data 12 mars, pas masave të ndërmarra për parandalimin e pandemisë.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut nuk është ende gati për këtë hap, pasi e ka shtyrë për në muajin tetor fillimin e vitit të ri shkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *