Subscribe

Tashmë edhe zyrtarisht, Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem duke mos iu përgjigjur thirrjeve të Brukselit zyrtar për të hequr dorë nga vendimi, pasi statusi i kryeqytetit të njohur nga Uashingtoni, mbetet ende i pazgjidhur.

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një deklaratë shprehet se këto zhvillime janë në zbatim të marrëveshjes së 4 shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga SHBA.

 

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME DHE DIASPORES, KOSOVE

“Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem. Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.”

 

Aktualisht Ines Demiri, është e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael dhe pritet  të jetë ambasadorja e parë që do të kryesojë trupin diplomatik. Në fund të vitit 2017, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, njoftoi vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, duke zhvendosur edhe ambasadën nga Tel Avivi.

 

Vendimi u pasua me reagime të shumta ndërkombëtare, pasi shumica e fuqive botërore nuk e njohin sovranitetin e Izraelit mbi të gjithë Jerusalemin dhe thonë se statusi përfundimtar i tij duhet të vendoset përmes negociatave për paqe në Lindjen e Mesme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *