Subscribe

15 vite më parë, mëngjesi i ftohtë i të dielës së 17 shkurtit2008  gjeti këdo të madh e të vogël, në një atmosferë festive për shpalljen e Kosovës një shtet i lirë dhe i pavarur.

 

Por dhe sot pas shumë vitesh, emocioni është i njëjtë. Rrugët e Prishtinës janë dekoruar dhe njerëzit dolën për të festuar këtë ditë të shënuar.

 

Në një mbledhje festive të qeverisë, kryeministri Albin Kurti veçoi dy përgjegjësi që sipas tij duhet t’i kenë të qarte gjithë shqiptarët e Kosovës.

 

“ Te përgjegjësitë tonë duhet dalluar dy sosh, e para të kemi parasysh trashëgiminë tonë, amanetin e gjeneratave që kanë dhënë djersën e gjakun për lirinë e Kosovës edhe nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet. E dyta, duhet të kemi parasysh të rinjtë, edhe atyre që nuk kanë lindur ende e të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur”

 

Pas mbledhjes se Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës.

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca së bashku me presidentin shqiptar Bajram Begaj, zhvilluan homazhe edhe te varri i Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe ish-presidentit Rugova si dhe tek monument i të pagjeturve.

 

Kjo ceremoni duket se bëri bashkë edhe politikën. Të gjithë së bashku uruan festën dhe premtuan se do të bëjnë të pamundurën që vendin ta çojnë përpara.

 

 

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se ministrat e jashtëm vendosën që vendet anëtare të ishin të lira të vendosnin individualisht, nëse do ta njihnin pavarësinë.

 

Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë pranuar Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

 

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është kundërshtuar fort nga Serbia. Megjithatë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me 22 korrik 2010 e cilësoi si të ligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *