Subscribe

Edhe besimtaret katolike ne Kosove festuan ngjalljen e Krishtit. Meshën tradicionale te Pashkës e mbajti ipeshkvi i Kosovës, imzot Dode Gjergji ne Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtine. Ai tha se ne ketë dite nxënësit e Jezu Krishtit nxisin njeri-tjetrin per dashuri per te afërmit, te varfrit, dashuri për jetën dhe popullin. Ne fjalimin e mbajtur ipeshkvi u ndal tek sulmet terroriste te Brukselit, duke theksuar se polarizimet brenda fesë, mospajtimet mes grupeve dhe individëve, shkaktojnë vdekjen e njerëzve te pafajshëm dhe shtojnë dhimbjen e mjerimin tek popujt e shtypur, ndërsa mbjellin frike e pasiguri tek ata te lire. Ne ketë feste te besimtareve katolike, imzot Dode Gjergji ftoi atin e Shenjte te vizitoje Kosovën gjate vitit te ardhshëm. Komuniteti katolik do te shugurojë Kishën në Prishtinë në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Vatikani dhe shpreson qe nga selia e shenjte te mbërrije një lajm i mire.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *