E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Kosova është shtet i pavarur”, deklarata befasuese e aktores serbe

Aktorja serbe, Bojana Maljeviç pranon se Kosova është një shtet i pavarur. Këtë deklaratë, aktorja e ka dhënë për mediat e shtetit të saj.

 

“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, tha Maljeviç.

 

Reklamë

Edhe pse nuk ka ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, aktorja mendon që Kosova është e pavarur. Sipas saj, duhet të ekzistojë një kompromis, veçanërisht në sferën politike..

 

“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjat shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, qartësoi aktorja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë