Subscribe

Tetë shtetas çekë, mes tyre edhe 2 gra janë vënë në pranga nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi kishin planifikuar të ngrinin një dron në stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Autoritetet kosovare sekuestruan në cilësinë e provës materiale flamurin ku shkruhej “Kosova është Serbi”, një dron, kamera dhe 6 thika.

Çekët kishin hyrë brenda territorit mbrëmjen e së premtes dhe do të hynin në stadium ku dhe do të realizonin qëllimin e tyre për të ngritur flamurin gjatë ndeshjes Kosovë –Çeki. Ata janë paraqitur pranë autoriteteve në Prishtinë për të dhënë dëshminë e tyre, dhe më pas janë lënë të lirë.

Sipas mediave në Kosovë tifozet kishin vizituar më herët komunën me shumicë serbe Shtërpcë.

Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar ndalimin e shtetasve të saj. Ndërsa zëdhënësi I Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Michal Jurman, tha se synon që ngjarja të zbardhet deri në fund dhe se “refuzojnë një sjellje të tillë të tifozëve që lidh politikën me sportin.”

Por ndalimi i tifozëve ka shkaktuar reagimin e ashpër të mediave në Beograd. Gazetat serbe shkruajnë se “Shqiptarët dinin të provokonin ndërsa sot ata po arrestojnë çekët që dërguan një dron në Prishtinë”.

Përpjekja e çekëve pro-serbë duket se është një hakmarrje në të njëjtën mënyrë, si ajo e 14 tetorit të vitit 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri,e cila hyri në histori për shkak të emocioneve të mëdha të papërjetuara më parë në historinë e futbollit shqiptar.

Ndeshja u ndërpre ne minutën e 41 për shkak te një droni te lëshuar nga Ballist Morina qe tregonte hartën e Shqipërisë etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *