Kombëtarja e Kosovës e ka nisur mbarë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

 

“Dardanët” ka arritur që të sigurojë pikën e parë në këtë ndeshje. Ato kanë luajtur barazim 0-0 ndaj Azerbajxhanit në Baku, në ndeshjen e vlefshme për grupin 3 në Ligën D.

 

Pjesa e parë nisi me një ritëm të ngadaltë nga të dy skuadrat, me Kosovën që me një përqindje pak më të lartë zotronte posedimin e topit.

 

Një prej rasteve që vlen të ceket, erdhi në minutën  e 30’ të ndeshjes, kur Arbër Zeneli ishte në një pozitë të favorshme por që nuk arriti ta godiste topin shkaku i intervenimit të mbrojtës vendase.

 

Dy mundësi tjera për ‘Dardanët’ u panë edhe në fund të pjesës së parë, kur provoi me Celinën dhe Muriqin, por pa sukses.

 

Ndërsa starti i pjesës së dytë ishte më i mirë për ekipin e Azerbajxhanit, që për disa minuta arriti ta mbante në mbrojtje Kosovën, duke i vënë në vështirësi jo pak here, por pa rezultat.

 

Ndeshjen e radhës Kosova e luan më 10 shtator në ‘Fadil Vokrri’ kundër Ishujve Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *