Subscribe

Kosova shënon edhe golin e pare ne shtëpi ne “Loro Boriçi” te Shkodrës, por nuk arrin te marre dot pike dhe mbetet e fundit ne grupin I.

 

Ne ndeshjen e 5 ne grup Islanda ka rezultuar një kocke e forte dhe megjithe lojën e bukur te Kosovës serish tre piket jane marre nga miqtë. Ne pjesën e pare Bjorn Sigurdarson ne minutën e 25 ruan gjakftohtësinë brenda zones dhe çon ne rrjete një top te grushtuar nga Ujkani. Goli i pësuar i shokon kosovaret dhe 8 minuta me vone, Kololli shkakton nje penallti te kthyer ne gol nga Sigurdson.

 

Ky është rezultati i pjesës se pare. E dyta nis me gol për vendasit ne minutën e 52. Pas nje aksioni te gjate nga e majta është Atdhe nuhiu qe realizon me koke brenda zones. Deri ne fund Kosovaret u munduan te shënojnë golin e barazimit, por pa sukses, pasi islandezet treguan nje superioritet edhe ne aspektin fizik.

 

Kosova mbetet e fundit me 1 pike ndërkohë qe Islanda ngjitet ne vendin e dyte me 10 pike tre me pak se Kroacia e vendit te pare qe mundi Ukrainën ne Zagreb minimalisht 1-0. Pas nje kombinimi mes Modriç dhe Rakitiç është sulmuesi i Fiorentines qe brenda zonës nuk fal.

 

Deri ne fund, rezultati nuk ndryshon dhe tre piket qëndrojnë ne shtëpi ashtu si edhe ne Turqi ku ne Antalia vendasve u mjaftojnë dy gola te shpejte qe te mundin Finlanden dhe te rihapin çështjen kualifikim, pasi ngjiten ne kuotën 8 pike, dy me pak se Islanda e vendit te dyte.

 

Cenk Tosun ne minutat 9 dhe 13 gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Turqisë me emrin e tij. Ne ndeshet e grupit D fituesja e madhe është Serbia qe fiton me përmbysje ne Gjeorgji 1-3 dhe ngjitet ne vendin e pare. Golit te shpejte te Katacharavas ju përgjigj Tadiç ne fund te pjesës se pare me penallti. Ne te dytën, Mitroviç dhe Gacinoviç i dhanë fitoren ballkanasve qe kane 11 pike po aq sa Irlanda e vendit te dyte qe ne shtëpi nuk shkoi me shume se nje barazim 0-0 ne derbin britanik ndaj Uellsit. Austria ka mundur Moldavinë 2-0 dhe ka 7 pike po aq sa Uellsi i vendit te trete.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *