Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka mbyllur vizitën në Paris me dy marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në një postim në rrejtin social facebook, kreu i ekzekutivit bën të ditur se Agjencia franceze për zhvillim do të mundet të zhvillojë aktiviteitn në Kosovë dhe anëtarët e familjeve të diplomatëve do të mund të punësohen tashmë.

“Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, si dhe trajnimi professional.”-shton kryemnistri Hoti.

Njw ditw mw parw, Hoti u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe sipas kryeministrisë, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Ndërsa Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti ndër të tjera ranë dakort që të dyja vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, si dhe të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike mes Francës dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *