Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do...

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të shkoja në...

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5...

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin...

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet...

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët...

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë...

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin...

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë...

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit, pasojë e përplasjes me Kurtin

6 Mars 21:36

Kosova duket se ka hyrë në një rrugë të paqartë pasi presidentja Osmani vendosi të shpërndajë parlamentin dhe të dërgojë vendin në zgjedhje. Ndërsa Albin Kurti shpreson tek Gjykata Kushtetuese, ku Vetëvendosje ka goditur dekretin e Osmanit.

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatore Megi Beshellon, e cilësoi vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shpërndarë parlamentin si pasojë të përplasjes politike me kryeministrin Albin Kurti.

Spahiu u shpreh se vendimi i shpejtë i Osmanit reflekton një mllef të akumuluar ndaj faktit që, sipas tij, Kurti nuk dëshironte më që ajo të vijonte në postin e presidentes.

Sipas Spahiut, konflikti mes tyre lidhet edhe me afrimin e Osmanit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me opozitën në Kosovë.

Ai theksoi se mbetet për t’u parë nëse vendimi i presidentes është i ligjshëm, ndërsa shtoi se përgjigjen përfundimtare pritet ta japë Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, lidhur me mundësinë që Vetëvendosje ta zhbëjë dekretin e Osmanit, Spahiu u shpreh skeptik për një vendim të Gjykatës Kushtetuese në favor të kryeministrit Kurti.

Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të reja, profesori theksoi se ky skenar favorizon kryesisht opozitën, por njëkohësisht dëmton stabilitetin e Kosovës.

INTERVISTA E PLOTË:

Si e konsideroni vendimin e Vjosa Osmanit për të shpërndarë parlamentin pa u ezauruar asnjë nga raundet e votimit për presidentin?

Nexhmedin Spahiu: Kjo është një shprehje mllefi ndaj faktit që Albin Kurti nuk e dëshironte më atë që të ishte presidente e vendit. Në një mënyrë, ajo mezi ka pritur t’i shkurtojë edhe ajo mandatin Albin Kurtit. Se a është kjo një çështje e ligjshme apo jo, besoj se do të japë përgjigje Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi, një vendim aq i shpejtë është refleksion i një mllefi të akumuluar për faktin se Albin Kurti nuk deshi ta zgjidhte atë presidente. Arsyeja pse ai nuk deshi ta zgjidhte ishte se ajo filloi të flirtonte me Edi Ramën dhe me opozitën. Ky është konflikti mes tyre, i cili u shpërfaq në këto momente.

Vetëvendosje shpreson se mund ta zhbëjë dekretin e Vjosa Osmanit. A besoni ju në këtë fakt?

Nexhmedin Spahiu: Nuk e di se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese në fakt, por unë nuk kam shumë besim se Gjykata Kushtetuese merr vendime që janë në interes të Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së integritetit profesional dhe moral, si dhe mungesës së patriotizmit të shumicës së gjykatësve që janë në atë gjykatë. Se çfarë do të bëjë në këtë rast, është pak e vështirë të paragjykohet. Gjithsesi, nuk mendoj se gjykata në rastin më të fundit do të japë ndonjë vendim që është në favor të Albin Kurtit.

A mendoni se mund ta shmangë Albin Kurti këtë krizë të re duke gjetur një emër konsensual për president me opozitën?

Nexhmedin Spahiu: Po, mund ta shmangë. Albin Kurti thjesht mund t’ia linte opozitës këtë post. Ai ka fituar mjaftueshëm me 51% në parlament dhe qeveri. Ishte në pozicion që një pozitë ceremoniale, siç është ajo e presidentit, t’ia linte ndonjërit prej liderëve të opozitës për të siguruar kuorumin. Pozitat e liderëve si Lumir Abdixhiku apo Bedri Hamza brenda partive të tyre nuk kanë qenë edhe aq të fuqishme, ndaj në momentin që do t’u ofrohej kjo pozitë, besoj se ai do të mund të zgjidhte një telashe shumë të madhe dhe vendi do të mund të shkonte përpara.

Sipas jush, kujt i intereson që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje? Kë favorizon ky skenar?

Nexhmedin Spahiu: Ky skenar favorizon opozitën në radhë të parë, por natyrisht, zgjedhjet e shpeshta dhe mungesa e stabilitetit janë edhe në interes të Serbisë, që Kosova të mos ketë respekt në bashkësinë ndërkombëtare. Fakti që nuk po mund të krijojmë institucione për më tepër se një vit është një dështim i funksionimit të shtetit të Kosovës, dhe kjo është njëkohësisht edhe në interes të Serbisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Kosova Nexhmedin Spahiu Vizion Plus Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë tituj pronësie, sidomos në Himarë

më shumë...

Fëmijët i vunë flakët pallatit? Zjarri nisi në disa kartona të lëna jashtë nga një market

më shumë...
Në foto Agim Gashi, ende në kërkim

Më shumë se dy vite në arrati, arrestohet Agim Gashi, i akuzuar për vrasjen e Elton Javorit

më shumë...

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit, u rrezikoi jetën efektivëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

4:39

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e...

4:14

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë...

3:53

Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i...

3:35

Digjen goma buzë Shkumbinit, krim mjedisor në...

3:25

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka...

3:16

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau...

3:11

Kreu i Policisë së Shtetit, Hita takon...

3:10

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi...

3:04

Fëmijët i vunë flakët pallatit? Zjarri nisi...

2:58

Aksident në kthesën e Goriçajt, tre të...

2:47

Khuba flet pas largimit nga “Ferma VIP...

2:19

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi...

Në foto Agim Gashi, ende në kërkim
1:49

Më shumë se dy vite në arrati,...

1:43

Aksident i trefishtë në Maqellarë-Peshkopi, tre të...

1:35

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja...

1:29

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane...

12:28

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë,...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.