Subscribe

Dy ditë më parë, më 16 prill, me 131 vota pro Kosova mori ditën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Me anëtarësimin në KiE , raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën  pritet  të kaloje në Këshillin e ministrave, i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Avokati Tomë Gashi, në një lidhje të drejpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, e ka quajtur fitore historie.

Tomë Gashi: Do të jetë ditë e shënuar pas shpalljes së Pavarësisë. Tani jemi një derë më afër për të qenë anëtare fuqiplotë e Këshillit të Evorpës. Kosova përfiton shumë në aspektin ndërkombëtar dhe është një hap afër BE-së. Besojmë se nuk do të na duhet dhe shumë kohë për tu bërë pjesë e saj. Kosova po i jep mundësi edhe shteteve mosnjohëse që ta bëjnë këtë. Jemi në rrugë të mbarë, Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat.

Si është parë ky anëtarësim nga pala serbe?

Tomë Gashi: Duan të tregojnë që janë faktorë destabilizues. Serbia me çdo veprim që bën dërgon sinjale direkte që mund ta destabilizojë rajonin, Ballkanin. Por tani jemi 25 vite pas luftës. SHBA dhe zyrtarët e lartë i kanë tërhequr vëmendjen forcave serbe që të largohen nga kufiri, sepse në tentativë për të krijuar tension do të përballeshin fillimisht me ushtinë e Ksoovës dhe më pas me NATO-n sepse ne jemi të mbrojtur hermetikisht nga NATO. Edhe nëse nuk do të ishim të mbrojtur nga NATO, ne kemi Shqipërinë. Nëse ne shqiptarët jemi në numër njësoj sa janë serbët besoj se forcat e armaosura të Shqipërisë dhe Kosovës mund të përballojnë një sulm eventual nga Serbia, sepse ne do të ishim në pozicione mbrojtëse dhe ata në pozicione sulmuese./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *