E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova drejt Këshillit të Europës, sot votimi në asamblenë parlamentare

Sot  Kosova mund të jetë  edhe më afër  anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare do ta shqyrtojë raportin për anëtarësimin Dora Bakoyannis.

Por, do të duhen 2/3 e votave të deputetëve  nga 46 vende anëtare  të kësaj organizate që Prishtina të kalojë edhe këtë etapë drejt anëtarësimit.

Reklamë

Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës, më 27 mars, miratoi raportin Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë nëse Kosova merr dritën jeshile këtë të martë atëherë raporti do të kaloj në Këshillin e ministrave , i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin.

Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj. Kosova  aplikoi për  anëtarësimin në vitin 2022 , por vonesa e zbatimit te vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit u bë pengesë.

Megjithatë, kjo çështje mori rrugën e zgjidhjes  kur Qeveria e Prishtinës vendosi në mars t’ia dorëzojë pronësinë e 24 hektarëve tokë Kishës Ortodokse Serbe. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë