Kosova do të sjellë 60 mjekë për t’u vaksinuar në Shqipëri

Kosova do të sjellë rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar Manastirliun për listën prej rreth 60 profesionistëvë shëndetësor, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës.
“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre. Në ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë”, thuhet në njoftim e Ministrisë.




