E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kosova do të padisë Serbinë për genocid

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë në Gjykatën Kombëtare të Drejtësisë një padi kundër Serbisë për krime lufte. Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për mediat, paralajmëroi se po bëhen përgatitje të mëdha për ta kallëzuar Serbinë për gjenocid.

 

Reklamë

“Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e Meriton një padi. Dhe qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë.”

 

Reklamë

Në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Kurti njoftoi se në qershor të këtij viti ai pritet të takohet me kreun e qeverisë serbe.

 

“Do të ketë një darkë pune me Përfaqësuesin e lartë të BE’së me Borellin më 18 maj. Takimi I 11 majit s’mbahet, sepse takimet mbahen kur pajtohen të gjithë. E kemi lënë që takimi I tillë të mbahet në muajin qershor.Sa i përket temave të diskutimit, do të jenë të tilla për të cilat pajtohen palët. Do të bisedojmë edhe me partitë politike opozitare edhe në Kuvend ku jemi bashkë.”

 

Më herët, kabineti miratoi  progeramin e qeverisë për katër vitet e ardhshme ku fokusi do të jetë permballja e pandemisë si dhe zhvillimi ekonomik.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë