Kosova dhe Shqipëria matin “forcat” në Zyrih

Kombëtarja shqiptare do te zhvilloje sot miqësoren e pare ne Zyrih ne orën 20 ndaj Kosovës ne ate qe është etiketuar si nje përballje vëllazërore. Pritet te këtë ndryshime te mëdha ne formacion nga ana e teknikut Panuci jo vetëm per mungesat dhe dëmtimet, por edhe per ate qe deklaroi trajneri italian ne konferencën per shtyp nje dite me pare se kombëtarja nuk eshte nje vend pune, por e meritojnë ate qe japin me te mirën. Duket se bomba e ndryshimit do te vije nga qendra e mbrojtjes ku Megrim Mavraj mesa duket ka humbur vendin e titullarit pas problemeve te Hamburgu.
Qendra e mbrojtjes do te përbehet nga Gjimshiti, Veseli me Hysaj ne te djathte. Ne te majte per çudine e te gjithëve do te pozicionohet lojtari i Grrashopers, Bujar Lika me Hysen, Memollen qe nuk e bind dot trajnerin Panuci. Ne qendër te mesfushës do te jete nje treshe me lojtare te rinj Ylber Ramadani, Emanuele Ndoj dhe Kamer Qaka. Numri nje i pankines shqiptare kishte dhënë sinjale se ne krahun e majte do te aktivizonte Abazaj, ndërsa i kane dhënë shansin te aktivizoje qe nga fillimi nje tjetër lojtar tashme te kampionatit belg Sindrit Guri, ne nje sezon te jashtëzakonshëm.
Futbollisti qe nuk preket është Odise Roshi si gjithmonë ne te djathë te mesfushës. Ndërkohe guri është përzgjedhur te mbështesë Sokol Cikalleshin, i cili është me i avantazhuar se Bekim Balaj. Ne kampin kundërshtar, Kosova ne te paren ndeshje zyrtare me kuqezinjtë qe kur u pranua ne skenën ndërkombëtare sfidon me 7 ish-lojtare qe mbronin dikur ngjyrat e Shqipërisë. Qe nga porta me Ujkanin, Aliti Rahmani e Vojvoda ne prapavije, Shala e Rrashica ne mesfushe dhe Vedat Murriqi ne sulm i cili ne te kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e shpresës.




