Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi deklaroi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet të hënën në Sarajevë.

 

Thaçi, në një postim në “Facebook”, tha se shkak I mospjesëmarrjes në Samit është bërë ftesa e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Duke kërkuar trajtim të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse, Thaçi thekson se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mire dhe se nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush.

 

“Përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim. Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse. Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush. HTH”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *