Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prezantoi programin e rimëkëmbjes ekonomike përmes të cilit do të lehtësojë krizën e krijuar nga koronavirusi.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e financave, Hykmete Bajrami, Hoti theksoi ndihma do të shpërndahen në 16 kategori ku fokusi do të jenë qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët që u dëmtuan gjatë pandemisë .

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro që do të shpërndahet për të vetëpunësuarit për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro.

 

Hoti sqaroi se 50 milionë euro do të ndahen për blerjen e vaksinave dhe pajisjeve të reja të shëndetësisë.

 

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomies”

 

Më herët gjatë ditës Hoti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial në Reçak për 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe. Viktimat tha ai nuk do të prehen në paqe nëse personat përgjegjës nuk do ndëshkohen.

 

“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”

 

Në vitin 1999, në Reçak,u vranë 45 shqiptarë të paarmatosur  nga forcat ushtarake serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *