Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Ai tha se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu.

Kurti u shpreh se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë”, tha Kurti.

 “Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *