Subscribe

Kosova feston dekadën e parë të pavarësisë pas një rrugëtimi të vështirë e me sfida të mëdha ne përpjekjet drejt konsolidimit te shtetit dhe integrimit. Dita nisi me mbledhjen solemne të qeverisë ku u mor një vendim tejet i rëndësishëm. Ekzekutivi miratoi aneks marrëveshjen e nënshkruar mes presidentit Hashim Thaçi e homologut te tij te Malit të Zi, Filip Vujanovic, për demarkacionin.

 

 “Mendoj se me këtë deklaratë të përbashkët të presidentëve, si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi dhe bazuar në këtë po ashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.”

 

Me herët, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj zgjodhi t’u shërbente kafen punonjësve te policisë se Kosovës.

 

Aktivitetet për këtë 10 vjetor ishin më te paketa  pasi presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerë zyrtarë larte gjenden në Mynih per konferencën ndërkombëtare te Sigurisë. Ndaj edhe aktivitetet kryesore do të mbahen ditën e diele më 18 shkurt.

 

Ndërkohë “Newborn”,  simboli i pavarësisë ndryshoi pamjen me rastin e dhjete vjetorit.

 

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në kompleksin e Prekazit.

 

Ndërkohe veriu i Mitrovicës u mbush ketë te shtune me postera qe tregonin duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi i Kosovës e Metohisë’.

 

Një reagim pati edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçic i cili u shpreh se vendi i tij nuk do te këmbejë kurre karrigen ne Bashkimin Europian me njohjen e Kosovës.

 

Kufiri Shqipëri-Kosovë u përball me fluks të madh të shqiptarëve me destinacion Prishtinën, ku festohet pavarësia. Fatkeqësisht, radhët e gjata te mjeteve nuk u shmangen dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *