E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka komentuar marrëveshjen e arritur për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës e Serbisë.

 

Reklamë

Kosnett përmes një postimi në Twitter shkruan se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

 

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

 

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë