E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosnett: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para disa ditësh ka emëruar si këshilltar politik në Qeveri ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi. Ky emërim ka sjellë edhe reagimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, i cili deklaron se kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës.

 

Kosnett përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje liderëve të të gjitha partive të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë.

 

Reklamë

Në këtë postim si ka shpërndarë një reagim të Organizatës Joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” në Kosovë dhe në Serbi, të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, si këshilltar politik.

 

“Emërimet dhe deklaratat e tilla për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike. Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe”.

 

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

 

Me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, e liroi Selimin me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

 

Ndërkohë Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të Luftës, e intervistoi të mërkurën në Prishtinë si të dyshuar, ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

 

Avokati i tij, Tomë Gashi tha se ai u intervistua si i dyshuar për rreth dy orë nga prokurorët e Prokurorisë Speciale mirëpo nuk bëri të ditur se në bazë të cilave dyshime është intervistuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë