E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosnett: S’mund të mohohen krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Masakrës së Mejës, tha se mohimi i ngjarjeve të tilla “ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa”.

 

“E dimë se ka njerëz që do të mohonin realitetin e dokumentuar mirë të mizorive të kryera në Mejë dhe vendet tjera në Kosovë. Mohimi i këtyre ngjarjeve përdhos kujtimin e të vdekurve, ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa në përpjekjet për të ndërtuar shtete demokratike në paqe me njëri-tjetrin. Pranimi i krimeve kundër njerëzimit të kryera këtu dhe në pjesë të tjera të këtij vendi është jetik për të siguruar që ato të mos përsëriten kurrë më”, tha ambasadori Kosnett, duke shtuar se SHBA-ja veproi në Kosovë, në mbështetje të civilëve të pambrojtur.

 

Reklamë

Ambasadori Kosnett tha se askush nuk duhet të dyshojë “sa e e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”.

 

“Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën – dhe fqinjët e Kosovës – mbetet e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që Kosova të jetë e lirë”, tha ambasadori amerikan./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë