Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca tha se ka ardhur koha që drejtësia të tregojë se zyrtarët e niveleve të larta nuk janë të paprekshëm nga ligji.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për prezantimin e rezultateve kuptimplota të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, Soreca tha se korrupsioni është ende problem serioz. Ai vlerësoi ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, por shtoi se ka ende punë për të bërë.

 

“Situata e korrupsionit vazhdon të mbetet e tillë, vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për vendet e BE. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të niveleve të larta, që janë ende të ulëta. Kemi parë në një sërë vendesh të tjera që duhen këto dënime në zyrtarë të niveleve të larta që shqiptarët të kuptojnë që askush nuk qëndron mbi ligjin. Për këtë ne kemi pritshmëri të lartë nga SPAK.”

 

Luigi Soreca gjithashtu veçoi faktin se janë nisur hetime për 23 magjistratë të skualifikuar nga procesi i vetingut. Ai tha se duhet të vijohet në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *