Subscribe

Korrupsioni vijon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese për Shqipërinë edhe ne vitin 2016. Ky është vlerësimi i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këtë dokument të cituar nga Zëri i Amerikës pandëshkueshmëria është ne nivele shqetësuese. Sipas raportit: Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale;- nënvizon dokumenti.  Në raportin e DASH, Shqipëria kategorizohet si burim dhe destinacion i trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Sa i takon lirisë së shtypit, dokumenti thekson se kushtetuta e vendit siguron lirinë e fjalës, por ka patur njoftime se qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale ndikojnë tek shtypi në mënyra të ndryshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *