Gjykata e Posaçme lë në fuqi kërkesën e SPAK për 32 policët e arrestuar në Kukës si pjesë e një rrjeti të gjerë të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Togat e zeza kanë dhënë vendimin arrest me burg për 15 efektivë, 4 pezullime, 12 arrest shtëpie.

 

Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në gjykatën e Kukësit për caktimin e masave të sigurisë.

 

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore. Falë përgjimeve të prokurorisë është zbardhur e gjithë skema e korrupsionit, e cila ishte shtrirë në të dyja anët e kufirit, në doganën e Morinit në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Në bisedat e përgjuara efektivët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të përfituara për kontrabandimin e mallrave si dhe favorizimin e trafikut të makinave. Madje në disa raste ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë shumen e caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *