E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 39 minuta më parë
Kronikë

Korrupsion në Tatimet e Korçës/ Arrestohen drejtori dhe specialisti

Hetimet një-mujore të Sektorit për Hetimin e Krimeve në Korçë nxorën zbuluar dy zyrtarë korçarë.

Një drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë pranonin ryshfet.

Reklamë

Drejtori është identifikuar si Thoma Tontonozi, 58 vjeç.

Në këmbim, ata pranonin të mos kryenin kontroll kur kishte shkelje apo shmangie të detyrimeve tatimore. Si prova, u sekuestruan një sasi vlere monetare dhe dokumentacion.

Për të akuzuarit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dy korçarët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë