Për katër zyrtarë të bashkisë Dimal dhe dy punonjës të një kompanie private, SPAK dërgoi dosjen në gjykatën e posaçme.

 

Ata u hetuan pas kallëzimit të një qytetari, të cilit iu shemb biznesi i ngritur në një pronë që ai e zotëronte që nga viti 1990, por bashkia e mori në dorëzim për ndërtimin e një lulishteje, punime që nuk u kryen asnjëherë.

 

Bëhet fjalë për përgjegjësin e shërbimeve, Arben Guraj, drejtorin e zyrës urbanistike, Altin Pali, përgjegjësen e urbanistikes, Valentina Jançe, si dhe përgjegjësin e IKMT që shembi objektin Agim Çunaj.

 

Ndërsa dy punonjësit privatë janë inxhinieri, Arjan Demiri dhe Vait Koshi, menaxher i një subjekti.

 

SPAK i akuzon ata për korrupsion pasiv dhe aktiv, dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me detyra publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *