Subscribe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka komunizuar zyrtarisht akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe dy biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Në kushtet kur të tre këta persona janë në arrati, akuzat u janë bërë të ditura avokatëve të tyre SPAK I akuzon Ahmetajn, Zoton dhe Mërtirin për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas dosjes hetimore ish-numri dy i qeverisë Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1  për pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie te inceneratori i Elbasanit.

Prokuroria thitë se Ahmetaj ai ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve.

Para pak ditësh u bë e ditur se edhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka është e përfshirë në këto hetime. Ende nuk dihen akuzat kundër saj, por hetimet lidhen me pasurinë dhe faturat në shuma të mëdha, të pajustifikuara, për investime në apartamente dhe një vilë në Palasë.

Sa i takon procedimit të parë për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë korruptive, në mesin e tyre dhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin ku ka dhënë dhe dënimet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *