Subscribe

Është arrestuar gjyqtarja Zamira Vyshka në Elbasan.

 

Për të është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Zamira Vyshka ishte me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

 

Vyshka akuzohet se ka marrë një sasi monetare më qëllim që të favorizonte në caktimin e masës së dënimit të një shtetasi të arrestuar.

 

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

 

Zamira Vyshka akuzohet për korrupsion dhe krim të organizuar.

 

Sakaq bëhet me dije nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se është arrestuar dhe avokati I përfshirë në këtë rast Ilir Pashaj si dhe një familjar I të arrestuarit për të cilin kërkohej favorizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.