E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Korridori i 8-të/ Rama inspekton punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

 

Rama shkruan se deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse, ndërsa punimet në këtë lot të rëndësishëm sipas tij po vijojnë sipas grafikut.

 

Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave

 

Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike

 

Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve

Vazhdo të lexosh