E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri, babë e bir ishin kthyer nga Firence

Ministria e Shëndetësise konfirmoi mesnatën mes të dielës dhe të hënës, daljen pozitive me koronavirus të dy pacienteve të parë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për dy raste të importuara me COVID-19 nga Italia.

Reklamë

Gjendja e dy të prekurve babë e bir, 54 dhe 28 vjec,  që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Më shumë video

Reklamë