E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirusi ‘zhvendoset’ në Brazil, më shumë se 20 mijë të vdekur

Brazili është bërë vendi i gjashtë që regjistron më shumë se 20 mijë viktima nga koronavirusi.

Reklamë

Ditën e kaluar autoritetet raportuan për 1.200 të vdekur, një shifër e lartë që nuk ishte regjistruar më parë në Brazil.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brazili është akoma disa javë larg nga arritja e pikut dhe se mungesa e testeve nuk e tregon panoramën të qartë.

Presidenti Jair Bolsonaro ka kërkuar nga guvernatorët që të marrin masa kufizuese menjëherë, ndërsa nga ana tjetër ka promovuar benefitet e hidroksolorinës si një kurë për koronavirusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë