Një analizë e re gjenetike e virusit që shkakton COVID-19 e marrë nga më shumë se 7.600 pacientë në të gjithë botën tregon se ai ka qarkulluar në njerëz që nga fundi i vitit të kaluar dhe duhet të jetë përhapur jashtëzakonisht shpejt pas infeksionit të parë.

Studiuesit në Britani analizuan mutacionet në virus dhe gjetën prova të përhapjes së shpejtë, por asnjë provë se virusi po transmetohet më lehtë ose ka më shumë të ngjarë të shkaktojë sëmundje serioze.

“Virusi po ndryshon, por kjo në vetvete nuk do të thotë se po përkeqësohet”, tha studiuesi i gjenetikës Francois Balloux nga Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar.

Balloux dhe kolegët analizuan mostrat e marra në periudha të ndryshme dhe nga vende të ndryshme dhe arritën në përfundimin se virusi nisi të infektonte njerëzit në fund të vitit të kaluar.

“Kjo përjashton çdo skenar që supozon SARSCoV-2 mund të ketë qenë në qarkullim shumë kohë përpara se të identifikohej”, thanë ekspertët.

Ky është një lajm i keq. Disa mjekë kishin shpresuar se virusi po qarkullonte për shumë muaj dhe mund të ketë infektuar në heshtje shumë më shumë njerëz sesa është raportuar. Kjo do të ofronte shpresë se në shumë njerëz mund të jetë krijuar imunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *