Organizata botërore e shëndetësisë vijon takimin urgjent në Gjenevë mbi rastin e koronavirusit që ka lënë të vdekur nëntë persona dhe më shumë se 440 të prekur.

Virusi që tashmë njihet si 2019-nCoV, është bërë e ditur se është një lloj i ri i koronavirusit, që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Ai është shpërndarë nga qyteti Vuhan në disa provinca të tjera kineze, ashtu sikurse edhe në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Organizata botërore e shëndetësisë ka bërë thirrje që njerëzit të tregohen të kujdesshëm dhe të  minimizojne rrezikun e përgjithshëm të infeksioneve akute të frymëmarrjes, sidomos gjatë udhëtimeve.

 

MARIA VAN KERKHOVE

 

ORGANIZATA BOTERORE E SHENDETESISE

 

 “Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri tek sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme dhe Sindromi i Rendit Akut të brendshëm ose sic njihet ndryshe SARS. Ky koronavirus është një lloj i ri që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Ato transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve. Prandaj kujdesi më i madh që duhet të bëni është ruajtja e higjenës.”

 

 

Shenjat e zakonshme të infeksionit përfshijnë simptoma të  etheeve, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes, dëmtim të veshkave dhe madje edhe vdekje. Rekomandimet standarde për të parandaluar përhapjen e infeksionit përfshijnë larjen e rregullt të duarve apo edhe mbulimi i gojës dhe hundës ne momentin e  kollitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *