Subscribe

Rastet e reja me koronavirus në vendin tonë vijojnë të shtohen. Eugena Tomini, teksa përditësoi të dhënat këtë të hënë, deklaroi se janë konfirmuar edhe 17 raste të tjera. Midis tyre, tre janë personel shëndetësor. Nga ana tjetër, dy qytetet ku u regjistruan më shumë të infektuar të rinj janë Tirana dhe Shkodra.     “Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi. Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.”   Vatra e re në Shkodër është poliklinika, ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitve. Kryesisht të infektuarit janë familjarë, por ka edhe raste te reja. Kjo ka bërë që Poliklinika e Shkodrës të mbyllë dyert.   Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e të shëruarve nga fillimi epidemisë. Ndërsa në Spitalin Infektiv janë të shtruar 34 pacientë, gjashtë prej tyre në terapi intensive dhe dy prej tyre të intubuar.   Nga fillimi i epidemise janë konfirmuar pozitivë 1263 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *