E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koronavirusi/ Propozimet e Bashës: Të fshihen faturat e ujit, rishikoni buxhetin 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha propozoi disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në territorin shqiptar.

 

Gjatë një konference zhvilluar për mediat këtë të mërkurë, Basha propozon që faturat e ujit, si dhe kamatvonesat duhet të pezullohen për disa muaj në ato zona ku rastet me koronavirus janë më të larta.

 

Ai kërkoi nga qeveria gjithashtu që të rishikojë buxhetin 2020 dhe atribuimin e fondeve për shëndetësinë.

 

“Duhet të fokusohemi në dy komponentë kryesorë. Te komponenti i kujdesit për shëndetin dhe te komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps total ekonomik. Grupi i punës dhe i ekspertëve në PD, konsultuar edhe me ekspertë, propozojmë këto masa:

1. Pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur. 2.Të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes. 3.Të pezullohen kontributeve shëndetësore për 3 muaj. 4.Përjashtimi nga tatim fitimi për të gjitha subjektet ku është shfaqur virusi, 2 muaj kosto të pagave të punonjësve. 5.Përjashtim nga taksa e pronës për tre muaj. 6.Përjashtim nga kamatëvonesat dhe gjobat për 3 muaj. 7. Mbështetje për sektorin e turizmit, fason apo call center. 8. Kërkojmë rishikimin e buxhetit për përballimin e kostove të të sëmurëve. 9. Alokimin e fondeve për testimin e personave të prekur. 10. Rritjen e fondeve për shërbimet sociale.Propozimet të studiohen me përparësi, nuk kam asnjë merak, le ta marrë meritën si për prindin që të rrijë në shtëpi. Nuk ka rëndësi nuk i propozoi i pari, e rëndësishme është ti thërrasin mendjes. Mos rrijë në tëitter, por të bëjnë punën sikur duhet dhe jo të merren me opozitën.”

Vazhdo të lexosh