Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është...

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Koronavirusi/ Presidenti Trump akuzon mediat për panik

27 Shkurt 17:43

Duke akuzuar mediat se po ngjallin frikë për përhapjen e koronavirusit dhe për krijimin e panikut në tregjet financiare, Presidenti Donald Trump u përpoq të siguronte amerikanët se administrata e tij e ka situatën nën kontroll.

 

Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u treguar amerikanëve përpjekjet që po bëhen kundër koronavirusit.

 

Administrata e tij po kërkon 2.5 miliard dollarë fonde nga Kongresi.

 

“Për shkak të gjithçkaje që kemi bërë, rreziku për popullin amerikan mbetet shumë i ulët,” tha ai.

 

Një ditë më parë, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA paralajmëruan se amerikanët duhet të presin shpërthime të koronavirusit në komunitetet e tyre dhe çrregullime të jetës së përditshme.

 

Presidenti Trump ka akuzuar mediat se e kanë ekzagjeruar problemin dhe kanë përhapur panuk në tregjet financiare.

 

“Natyrisht, ne duam të zbusim ndikimet ekonomike dhe shkallën në të cilën ato po nxiten nga frika e publikut, kjo ka rëndësi. Por unë mendoj se mesazhi i përgjithshëm është që ne do të shohim raste edhe këtu, dhe të përgatitemi për këto raste e të mendojmë se si do të zbusim ndikimet,” thotë Jennifer Nuzzo në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

 

Amerikanët e infektuar numërohen në disa dhjetëra, por priten raste të tjera.

 

Deri më tani SHBA kanë testuar më pak se 500 njerëz, vetëm ata që kanë udhëtuar në Kinë, pavarësisht përhapjes globale të virusit.

 

“Po testojmë të gjithë ata që duhet të testohen. Dhe po gjejmë shumë pak probleme,” tha Presidenti Trump.

 

Demokratët kanë kritikuar presidentin se po e minimizon problemin.

 

“Administrata nuk ka plan. Ata vazhdimisht kanë bërë shkurtime në linjat tona të mbrojtjes, qoftë në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve apo në Këshillin e Sigurimit Kombëtar,” thotë Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në senat.

 

Janë më shumë se 80,000 raste në të gjithë botën, me më shumë se 2,700 vdekje.

 

“Ideja e frenimit, që nënkupton ndalimin e përhapjes, ndoshta nuk është e mundur. Mendoj se duhet ta zhvendosim fokusin tek të menduarit se si ta lehtësojmë atë”, thotë zonja Nuzzo.

 

Disa shtete amerikane janë duke u përgatitur për rastin më të keq, duke përfshirë Nju Jorkun. Guvernatori Andrew Cuomo po kërkon një fond shtesë prej 40 milion dollarësh.

 

“Ne do t’i kërkojmë qeverisë federale të lejojë shtetin tonë të bëjë testimet e veta. Shteti ka një sistem shumë të sofistikuar shëndetësor dhe një laborator po ashtu shumë të sofistikuar,” thotë Andrew Cuomo, Guvernator i Nju Jorkut.

 

Presidenti Trump ka emëruar Zëvendës Presidentin Mike Pence për të drejtuar përpjekjet e qeverisë federale kundër koronavirusit./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Koronavirusi Mediat Panik trump

Nga e njëjta kategori

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është në Greqi, autoritetet bëjnë apel për kujdes

më shumë...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse pas dështimit të marrëveshjes

më shumë...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e vizave për 75 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

më shumë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë fluturimit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:39

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 7...

3:26

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më...

3:24

Aleanca i “hedh qymyr” qeverisë, partia e...

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.