Koronavirusi po përhapet frikshëm në Itali. Teksa deri të hënën raste më të shumta ishin në Italinë Veriore, tani virusi vdekjeprurës po zbret edhe në jug. Një turiste nga Bergamo që ishte me pushime në Palermo ka rezultuar pozitive.

 

Ajo është shtruar në spitalin Cervello për kontrolle, pasi kishte shfaqur simptoma gripi. Për miqtë e gruas dhe për njerëzit që kanë patur kontakt të ngushtë me të është bërë gati karantina.

 

Ky është rasti i parë i koronavirusit i gjetur në Italinë Jugore. Ndërkohë, ka edhe një rast të dyshuar në Firence. Një italian që u kthye nga Singapori është në izolim në spitalin Santa Maria Nuova, në qendër të Toskanës. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në shtatë, ndërsa të infektuarit janë 270.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *