Italia fqinje është vendi i dytë pas Kinës, që ka marrë masat më drastike në përballjen me koronavirusin, pasi është kthyer në epiqendrën e epidemisë në Europë.

Një ditë më parë u raportuan 133 vdekje në 24 orë, duke e çuar numrin total të viktimave në 366, ndërsa rreth 7 mijë e 500 persona janë infektuar. Rreth një e katërta e popullsisë i është nënshtruar kufizimeve strikte deri më 3 prill, 15 provinca në pjesën veriore të vendit duken të shkretuara.

Vetëm udhëtimet për situata emergjente, ose për arsye shëndetësore, do të lejohen. Njerëzit, që tregojnë simptoma të problemeve të frymëmarrjes dhe etheve janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë të gjitha kontaktet me persona të tjerë.

Të gjitha garat dhe ngjarjet sportive, pavarësisht nga natyra e tyre, janë pezulluar.

Po ashtu edhe ngjarjet kulturore, sportive e fetare. Edhe kinematë, baret, teatrot, muzetë, shkollat ​, klubet e natës do të duhet të qëndrojnë të mbyllura. Baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, për aq kohë sa respektojnë një distancë sigurie prej të paktën një metër midis klientëve.

 

Situata paraqitet alarmante edhe në Francë e Gjermani pasi numri i të infektuarve vijon të rritet me ritme të shpejta, po ashtu edhe në SHBA e Iran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *