E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirusi nuk “kursen” as Rusinë/ Konfirmohen 2 persona të infektuar

Koronavirusi mbërriti edhe në Rusi. Zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova konfirmoi këtë të premte se janë dy persona të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Të enjten u konfirmuan edhe dy turistë kinezë me koronavirus në Romë të Italisë.

 

Reklamë

Për shkak të përhapjes së virusit, Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa mbylli linjën ajrore Itali-Kinë. Koronavirusi ka mbërritur edhe në Gjermani, Britani të Madhe, Australi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

E gjithë bota është në alarm për shkak të virusit që shpërtheu në qytetin kinez Ëuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale të enjten për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë