E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Koronavirusi në Shqipëri/ 2 viktima dhe 108 raste të reja

Kjo e shtunë solli një rënie të lehtë të rasteve të reja dhe numrit të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ndryshe nga e premtja kur vdiqën tre pacientë, sot humbën jetën dy persona.

 

Ata ishin një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68-vjeçar nga Librazhdi, të dy me sëmundje bashëkshoqëruese. Edhe të infektuarit ditorë janë në trend zbritës.

 

Reklamë

Sot u konfirmuan 108 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 124. Në orët e fundit u shëruan 88 qyetarë.

 

Kurse në dy spitalet COVID marrin trajtim 179 pacientë, 18 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar. Në total, në Shqipëri numërohen 13.153 të prekur nga virusi, 375 të vdekur dhe 7.397 të shëruar.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë