E enjte, 24 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Vendi

Koronavirusi/ Ndalohet për kontroll një kinez në Portin e Durrësit

Një shtetas kinez u ndalua këtë të dielë në Portin e Durrësit për t’iu nënshtruar një kontrolli për gjendjen e tij shëndetësore. Masa u mor pasi në botë ka shpërthyer koronavirusi, i cili deri tani ka marrë 304 jetë njerëzish. Sipas autoriteteve, shtetasi kinez ka rezultuar i pastër, pra nuk ishte i prekur nga virusi vdekjeprurës.

 

Në një kohë kur koronavirusi po përhapet me shpejtësi, në lëvizje u vunë edhe autoritetet shqiptare, të cilat forcuan masat në aeroporte dhe porte. Tashmë çdo shtetas që futet në Shqipëri kontrollohet nëse ka koronavirus. Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit kinez, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë