Virusi në Kinë është kthyer në njnë alarm për të gjithë botën. Deri më tani nga korona virusi kanë humbur jetën 80 persona dhe mbi 2700 të tjerë janë të infektuar.

 

Mongolia është një tjetër vend që ka urdhëruar mbylljen e universiteve për të parandaluar përhapjen e kornavirusit.

 

Media shtetërore Montsame duke cituar një takim të kabinetit qeverisës, bën me dije se institucionet arsimore do të qendrojnë të mbyllura nga dita e sotme deri në  2 mars.

 

Ajo ka mbyllur gjithashtu vendkalimet kufitare për automjetet dhe lëvizjen e këmbësorëve, dhe bëri thirrje që të anulohen të gjitha tubimet publike.

 

Ndërkohë shumë shtete po organizojnë evakuimin e qytetarëve të tyre. Përveç Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Francës dhe Rusisë, edhe Italia po shqyrton gjithashtu se si të largojë qytetarët e saj të bllokuar  në Wuhan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *