Subscribe

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino i bën thirrje qyetarëve që të mos jenë të frikësuar për momentin nga përhapja e koronavirusit, pasi në Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të dyshuar apo të konfimuar.

 

Bino vuri theksin tek kujdesi për higjienën, ndërsa renditi disa këshilla dhe rregulla sanitare. Sipas saj, ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por edhe duke u kujdesur.

 

“E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë, përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh here, por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet tek kujdesemi për higjienën. Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Nuk ka veç një pajisje por disa pajisje që ndihmojnë njëra tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u ktyer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës. Janë përforcuar masat në kufi. E di që të gjithë e keni mendjen atje.”

 

Ndër të tjera, Dino i bën apel udhëtarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor, ndërsa shtoi se në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor.

 

“Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Por nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetësor. Shqipëria është një vend që ka një eksperiencë shumë të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishme kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin.
Karantina është vend për të shëndoshët. Nqs kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, nqs kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira”, tha Silva Dino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *